Përveçse rritjes së pagave grevistët në Kosovë kanë edhe disa kërkesa të tjera për qeverinë.
Ata kanë bërë një listë dhe i janë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ministrisë së Administratës Publike (MAP) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me disa kërkesa lidhur me përmirësimin e kushteve të punës.
Kryetari i Shoqatës Sindikale të Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi, tregoi se cilat janë kërkesat e tjera të tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Problemet me të cilat ballafaqohet stafi i Pallatit të Drejtësisë, në letrën drejtuar institucioneve të lartpërmendura më 11 gusht 2022, janë renditur në gjashtë pika:
Kima jofunksionale,
Mungesa e ujit të pijes,
Mungesa e ujit në tualete,
Mungesa e ajrit pasi nuk hapet asnjë dritare,
Ashensorët të prishur,
Erëra të ndryshme dhe të dëmshme, etj.
Në këtë letër theksohet se me këto probleme ballafaqohen punonjësit çdo ditë dhe se nga viti 2014 e deri më sot, klimatizimi në Pallatin e Drejtësisë nuk ka funksionuar si duhet, në mungesë të mosdijes së mirëmbajtjes apo diçka tjetër.