-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita e denoncoi, gjykata i heq mandatin kryeministri të Tajlandës

Kryesoret

Gjykata e lartë e Tajlandës ka pezulluar nga detyra kryeministrin Prayuth Chan-ocha. Partitë opozitare të vendit ngritën një çështje duke deklaruar se kryeministri e kishte tejkaluar mandatin e tij në detyrë.

Kushtetuta e Tajlandës i kufizon me dy mandate kryeministrat në detyrë.

Kundërshtarët politikë të Prayuth kishin argumentuar se mandati i tij filloi kur ai u bë udhëheqës i juntës dhe u emërua kryeministër në 2014.

Ish-shefi i ushtrisë mori pushtetin pas grushtit të shtetit dhe më pas mbajti detyrën në 2019-n pas zgjedhjeve të kontestuara nga opozita.

Mandati i tij duhet të përfundojë këtë javë. Pritet ende një vendim përfundimtar, por gjykata urdhëroi pezullimin e tij teksa çështja po shqyrtohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit