Ditën e sotme një zjarr masiv brenda një apartamneti në qytetin e Korçës i mori jetën 74 vjeçarit Urim Hysolli.
Sipas burimeve mediatike bëhet me dije se në apartament jetonin një çift me qira por pronari Urim Hysolli ishte kthyer gati dy muaj më parë dhe u kërkonte të lironin banesën.
Lidhur me këtë situatë tragjike ka ardhur edhe një reagim nga fqinji i viktimës, duke u shprehur se 74 vjeçari konsumonte shumë alkool dhe dy ditë më parë nën efektin e alkoolit kishte tentuar ti vinte zjarrin banesës së tij.
Ndërkohë menjëherë pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor do të kryejë veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.









