Shirat sezonal në Afganistan i kanë marr jetën 182 njerëzve.
Zabihullah Muxhahid, zëdhënësi i talibanëve, tha se më shumë se 250 njerëz u plagosën si rezultat i përmbytjeve. Më shumë se 3.000 shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan.
Numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur mes 16 dhe 21 gushtit, kur 63 persona humbën jetën nga përmbytjet. Tridhjetë të tjerë raportohen të zhdukur.
Kohët e fundit në provincën lindore të Logarit përmbytjet janë të paprecedentë në historinë e zonës. Aty vërshimet e ujit kanë vrarë kafshët, kanë marrë përpara shtëpitë dhe përmbytur tokat bujqësore. Njerëzit janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në male.
Në provincën veriore të Parwanit, përmbytjet shkatërruan dhjetëra shtëpi në tre qarqet e prekura.