Sociologja dhe politikania serbe Vesna Peshiq ka thënë se derisa Kosovës i “janë dhënë” të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një vend të pavarur. Për të është qesharake që tani të dyja palët, po “grinden për tavolina”.
Ajo beson se Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosova është e humbur, shkruan N1.
“Kosova nuk ka se si të kthehet”, tha Peshiq dhe shtoi se pak rëndësi ka nëse do të ketë targa RKS apo KM, por se më e rëndësishme është se si të jetohet në Kosovë.
Vesna Peshiq beson se situata rreth Kosovës ka ndryshuar shumë, sepse “amerikanët janë shumë të përfshirë për të dhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken vazhdimisht monitoron se çfarë po ndodh atje”.
“Qëllimi është zvogëlimi i ndikimit rus në Ballkan”.
Megjithatë, Peshiq thotë se Serbia “nuk do t’i ngrejë duart nga veriu i Kosovës, sepse ka popullatë shumicë serbe dhe Serbia nuk heq dorë nga aneksimi i saj”.
Derisa për propozimet e mëparshme për ndarjen e Kosovës, politikania serbe thotë se nuk do të ketë ndarje, por se problem mbetet veriu./Gazeta Express.