-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta te bashkia Tiranë/ Meta: Do ta largojmë bandën e Ramës

Kryesoret

Ish-presidenti Ilir Meta është pozicionuar në krah të banorëve të disa lagjeve në Tiranë që protestuan pasditen e djeshme para bashkisë.

Banorët preken nga projekti i unazës. Kreu i Partisë së Lirisë solidarizohet me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre.

“Partia e Lirisë mbështet plotësisht kauzën e drejtë të qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e mafies së inceneratorëve.

Pa asnjë trasparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre.

Ne solidarizohemi plotësisht me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre.

Pronat e qytetarëve po vidhen në dhunim të ligjit për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar

Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Të bashkuar do t’i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit