Numri i viktimave në stacionin e trenit në Çapline ka shkuar në 25.
Pesë humbën jetën pasi automjeti i tyre u përfshi nga flakët e shpërthimit të raketave. Dy djem të moshës 6 dhe 11 vjeç u vranë gjithashtu gjatë sulmit rus.
Sulmi ishte një kujtesë e dhimbshme se Rusia është e aftë të përdorë forcën ushtarake që të shkaktojë vuajtje te popullsia civile.
Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, e përshkroi këtë si të tmerrshme përtej imagjinatës. Ajo i bëri thirrje Putinit të ndalojë sulmet e armatosura kundër Ukrainës.
Sulmi vdekjeprurës në stacionin e trenit ndodhi në Çaplinë, një qytet me rreth 3.500 banorë. Ai ndodhi Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Moska mund të tentojë “diçka veçanërisht mizore”.
Disa orë para sulmit në stacionin e trenit, Rusia këmbënguli se po bënte më të mirën për të kursyer civilët, edhe nëse kjo nënkuptonte ngadalësimin e ofensivës së saj në Ukrainë.