Pas takimit me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, ditën e sotme ka ardhur dhe reagimi i presidentit Vuçiç.
Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiç tha se bisedimet nuk ishin të lehta dhe shtoi se ato do të vazhdojnë sonte pas orës 22:00.
“Takimi në ndërtesën e Kryesisë ka nisur në ora 17:00 dhe ka zgjatur rreth 40 minuta. Përveç Lajçakut, Escobar dhe presidenti i Serbisë, ishin të pranishëm edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Serbi, Christopher Hill dhe Emanuele Giofre”, shkruan Vuçiç.