Dy oficerë të policisë bullgare u vranë pasi automjeti i tyre u godit nga një autobus me emigrantë. Ata u përpoqën ta ndalonin autobusin me emigrantë që kishte hyrë ilegalisht në vend.
Incidenti ndodhi në orën 5 të mëngjesit në qytetin Burgas pasi autobusi refuzoi të ndalej në dy pika të njëpasnjëshme të policisë kufitare.
Autobusi me targa turke po transportonte 47 emigrantë.
Ai kishte hyrë në një zonë të banuar kur oficerët e policisë i dolën përballë. Autobusi goditi automjetin e policisë dhe më pas kaloi sipër tij para se të përplasej me një stacion autobusësh.