-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anija fluturuese amerikane, e frymëzuar nga “përbindëshi” sovjetik

Kryesoret

Duhet të ishte mjeti fluturues i së ardhmes, i cili do të mund të transportonte mbi 3000 persona nga njëri cep i Paqësorit te tjetri, me një shpejtësi prej 900 km/h.

Aerocon Wingship ishte parashikuar të peshonte 400 tonë dhe të transportonte edhe 1500 tonë mallra.

Projekti revolucionar ishte realizuar dhe financuar nga DARPA, Zyra e Projekteve të Avancuara të Departamentit të Mbrojtjes.

Por mjeti 172 metra i gjatë, që do të mund të udhëtonte për 19 mijë kilometra pa ndërprerje, falë 20 motorëve gjigantë, nuk u ndërtua kurrë.

Projektuesi kryesor i Aerocon Wingship, Steven Hooker, u frymëzua për mjetin e tij te mjete të ngjashme lundruese të prodhuara në atë kohë në Bashkimin Sovjetik, si “Përbindëshi i Detit Kaspik”, i quajtur teknikisht ekranoplan.

Ata janë mjete hibride, mes avionëve dhe anijeve, lëvizin mbi ujë, por faktikisht nuk e prekin kurrë atë.

Por sot, ekranoplani gjigant mund të ringjallet, për t’u përdorur si mjet transporti ushtarak, por edhe civil, ose si një spital lëvizës që mund të dërgohet në zonat ku ka fatkeqësi natyrore të përmasave të mëdha.

Tim Samedov, një dizajner që ka prodhuar një model të ri në 3D të Aerocon, shpreson që mjeti i tij të arrijë të fluturojë mbi ujë më në fund. “Projekti duket fantastik. Do të doja shumë që të udhëtoja me një ekranoplan. Medoj se është një teknologji që premton”, tha ai për “The Sun”. “Me sa di, ka disa modele të vogla që po testohen momentalisht. Kështu që shpresoj që modelet më të mëdha të arrijnë të ndërtohen në të ardhmen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit