Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Mallakastër, ku djali vrau babanë.
37-vjeçari është me probleme mendore.
Mariglen Muhametaj u kap disa orë pas ngjarjes në fshatin Greshnicë.
Qemal Muhametaj 73-vjeç u vra me sende të forta duke larë këmbët në oborr.
“Qemali dhe Marigleni kanë pasur edhe konflikte të mëparshme.
Zonja e shtëpisë ishte e paralizuar” tha një banorë.
Një tjetër theksoi se “Marigleni ishte kuruar por kohët e fundit i la ilaçet”.
Tashmë në shtëpi mbeti vetëm e moshuara e paralizuar.