Një 55-vjeçar shqiptar në Itali është mbytur në lum pasditen e së enjtes. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, po lahej në ujërat e lumit Po së bashku me partneren e tij, por nuk arrite të dilte dot.
Sipas mediave italiane, drama u zhvillua përpara syve të bashkëshortes, e cila pa se nuk po dilte dot nga lumi.
Ajo lajmëroi menjëherë policinë. Në zonë nisën kërkimet, ndërsa trupi u gjet më vonë rreth 200 metra larg vendit ku kishte hyrë për t’u larë.
Shtypi italian raporton se vendi ku kishte hyrë për t’u larë 55-vjeçari në lumin është rrezikshme për shkak të rrymave të forta.