Policia ka arritur të kap një emigrante me 23 mijë euro të padeklaruara. 55-vjeçarja nuk e kishte deklaruar këtë shumë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Njoftim
Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave të ndërmarra për menaxhimin e fluksit të shtuar në hyrje/dalje, gjatë sezonit turistik, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive.
Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, gjenden dhe sekuestrohen 22 850 euro, procedohet në gjendje të lirë një shtetase greke.
Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasja Th. V.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetases Th. V., u gjetën 22 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale
. 55-vjeçarja nuk e kishte deklaruar këtë shumë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimi
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️