Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, vazhdimisht ka përsëritur se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.
Mirëpo pos KFOR-it dhe EULEX-it përgjegjës për situatës e sigurisë në Kosovë janë edhe Policia e Kosovës dhe Ushtria e Kosovës (FSK).
Mirëpo për praninë dhe veprimtarinë e tyre në atë pjesë të Kosovës ka pasur kundërshtime të vazhdueshme nga pala serbe.
Mediumi në gjuhën serbe Radio “KIM” e ka pyetur KFOR-in nëse në veri mund të veprojnë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe FSK.
KFOR-i, në përgjigjen e tyre, e kanë ritheksuar se Policia e Kosovës mund të veprojë në çdo pjesë të vendit, derisa për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thonë se duhet të ndërveproj me KFOR-in në atë pjesë.