-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lindjet më të pakta në botë, këtë rekord e shënon Koreja e Jugut

Kryesoret

Lindjet më të pakta në botë? Këtë rekord e ka shënuar Koreja e Jugut.

Sipas shifra zyrtare që janë publikuar të mërkurën vendi ka shënuar shifrat më të ulëta. Megjithatë Korja e Jugut po përpiqet ta ndryshojë këtë trend.

Shkalla e fertilitetit, e cila tregon numrin mesatar të fëmijëve që një grua do të ketë gjatë jetës së saj, u ul në 0,81 në vitin 2021 – 0,03 për qind më e ulët se një vit më parë, shkruan CNN.

Për ta parë këtë në perspektivë, shkalla e lindshmërisë në vitin 2021 ishte 1.6 në Shtetet e Bashkuara dhe 1.3 në Japoni.

Në disa vende afrikane, ku normat e lindshmërisë janë më të lartat në botë, shifra është 5 ose 6.

Për të mbajtur një popullsi të qëndrueshme, vendet kanë nevojë për një normë lindshmërie prej 2.1 -çdo gjë më e lartë se kjo tregon rritjen e popullsisë.

Shkalla e lindjeve në Korenë e Jugut ka rënë që nga viti 2015 dhe në vitin 2020 vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë.

Që do të thotë se numri i banorëve u tkurr, në atë që quhet “kryq i vdekjes së popullsisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit