Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot TEC-et lundruese në Vlorë për prodhim energjie.
Kryetari i PD-së bëri një llogaritje të shpenzimeve të dy impianteve, sa do të kushtojë prodhimi i energjisë.
Përpos shpenzimeve në raport me fitim, ai tha se ndotja në Vlorë do të jetë shumë e madhe.
Sali Berisha foli me shifra konkrete.
“Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë në portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit.
760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë kostoja për dy vite që do të punojnë. Përfshihet qiraja dhe nafta.
Kostoja ditore është kjo; për një megavat harxhohet 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë.
Nëse e shfrytëzojnë me 220 litra, shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. Nëse këtë e shumëzojmë jo me 2300, sa është sot nafta, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 946672 euro.
Por kjo është vetëm nafta. Qiraja ditore është 91170 euro. Në total është mbi 1 mln euro. Nëse llogarisni çmimin e megavatit, kjo 1 mln euro shpenzohet për prodhimin e 2640 megavat.
Një megavat kushton 398 euro, rreth 400 euro. Kostoja për vite qira del 761 milionë e 442 mijë euro.
Rama po bën me këtë zbrazjen e rrufeshme të Kaskadës së Drinit, që ulet cdo ditë me mbi 50 cm në ditë.
Sot Kaskada është 274 metra, kur me rregulloren që përbën ligjin, ajo me 1 shtator nuk mund të jetë kurrë nën 284 metra. Ndalohet me ligj.
Rama për të justifikuar këtë krim dhe se nuk ka energji në bursë dhe diga për të instaluar këto impiante që ju informoj që kanë funksionuar për 20 vite në Kulna të Bangladeshit.
Këta janë gjeneratorë që funksionojnë me naftë të rëndë që ka në përbërje 50 ml gram për litër squfur e ndaluar për t’u përdorur.
Ndotja në Vlorë do të jetë sikur të shtohen 100 mijë makina. Kjo është çmenduri. Harxhojnë 600 tonë naftë D2 në ditë.
Rama mashtroi që tha se punojnë me gaz. Këto punojnë vetëm me D2, të pasur me squfur” tha Berisha.
Më tej, ai u bëri thirrje qytetarëve “që të organizohen”.