-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi deklaratë të fortë nga Burreli: Kryebashkiaku Agron Malaj i ka dhënë vëllait lejen për HEC

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë një mbledhje me struktura në Burrel ka akuzuar kryebashkiakin Agron Malaj për korrupsion.
Sipas tij, Malaj j i ka dhënë të vëllait të tij lejen për ndërtimin e një hidrocentrali në afërsi të Ulzës.

“Kush e ka merak situatën e PD-së, të vi këtu në Burrel dhe të shohë që Partia Demokratike është në këmbë, më e bashkuar sesa kurrë dhe më e fortë sesa kurrë, dhe ka vetëm një qëllim, fitoren në zgjedhjet e 2025 dhe kthin e PD-së në pushtet, dhe kthimin e shpresës në Shqipëri.
Ju falënderoj për ftesën, por nuk ndjehem mirë kur shoh moshën mesatare në Burrel, ku pjesa më e madhe e rinisë është laguar dhe pjesa tjetër i ka humbur shpresa.

Kreyetarja e PD-së së Burrelit, Denisa më bëri një pyetje: A mos e le denoncimet për Inceneraotorin meqë ke ardhur në Burrel?

Por edhe në Burrel, na del çështja e Inceneratorit.

Kryebashkiaku banditi që është në krye të Bashkisë Burrel, Agron Malaj, përmes së vëllait të tij, çdo muaj vjedh 32-mijë euro me Inceneratorin fantazmë të Tiranës?

Njihni ju biznesmen që kanë vendosur 4 kamera dhe fiton një shumë të tillë?

Kush është ky që ndërton hotelin më të shtrenjtë në Shqipëri, me dhjetra milionë euro?

Ndërkohë që unë bëja këtë pyetje, mora vesh që është vendos një rekord botëror në Burrel, ku kryetari i Bashkisë, i ka dhënë leje vëllait të vet, leje për hidrocentralin në afërsi të Ulzës.

Ku keni parë nivel të tillë korrupsioni?”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit