-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Meta në SPAK, Berishës s’i njihet partia”, Nesho: Sulm i hapur, i tremben opozitës

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka reaguar në lidhje me hetimet e SPAK për Ilir Metën.

Nesho e ka konsideruar një sulm të hapur për shkak se sipas tij Meta po bën opozitë të vërtet dhe kjo po tremb qeverinë. Reagimi ka ardhur pasi vet ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i doli në mbrojtje SPAK-ut për vazhdimin e hetimeve.

Ai ka shtuar se drejtësia e komanduar politikisht, i shërben pushtetit autokrat duke goditur opozitën. Sipas tij kjo duket qartë pasi dhe Sali Berishës nuk po i njihet partia.

Një drejtësi që mbyll sytë ndaj grabitësve të popullit dhe pronës publike në aferën e inceneratorëve 430 milionë euro, të Portit të Durrësit. Abuzimet në infrastrukturë, në PPP, por është e gatshme të mbajë hapur procese për mos njohjen e Partisë Demokratike me mbi 700 mijë simpatizantë. Një drejtësi e vdekur përpara se të rilindte, e shtrirë në këmbët e autokratit,” ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit