Policia e Tiranës ka vënë në pranga 49-vjeçarin, Albert Ostrenin, i cili plagosi me armë zjarri fqinjin e tij 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.
Gjithashtu është arrestuar 46 vjeçari Fatmir Gega, 46 vjeç që strehoi autorin e dyshuar për plagosjen.
Njoftim
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fresku”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme
Vihet në pranga 49-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, mbrëmjen e datës 23.08.2022.
Në pranga dhe 46-vjeçar që e strehoi autorin e dyshuar të plagosjes, në banesën e tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetase tjetër, të dy për përkrahje të autorit të krimit.
Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Teki Selenica”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit A. P. (O)., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja”.
Gjithashtu, u arrestua shtetasi F. G., 46 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ditën e djeshme, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. G., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë grushti (përforcues metalik).
Vijon puna për gjetjen e armës së përdorur për kryerjen e krimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.