E gjithë java ka qenë nën ndikimin e masave ajrorë të paqëndrueshme.
Edhe dita e shtunë dhe e diel do të jenë njësoj.
Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave deri mesatare.
Reshje shiu në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore.
Era nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Ditën e diel moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Sipas SHMU në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.
Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.