Sezoni veror duket i suksesshëm. INSTAT publikoi sot shifrat e hyrje daljeve në Shqipëri gjatë muajit korrik.
Korriku i vitit 2022 ka shënuar një rekord në hyrje, 2 milionë qytetarë.
Sipas INSTAT në kulmin e sezonit veror ka pasur një rritje më të madhe me 3.8 herë më shumë të vizitave nga Spanja, më pas renditet Italia dhe Greqia.
90% e personave që kanë ardhur në vendin tonë kanë paraqitur si arsye pushimet.
Edhe gushti pritet që të jetë në të njëjtat ritme të fluksit të hyrjes duke shënuar një sezon pozitiv turistik.