Ndoshta ju dëshironi të bëni screenshot storyn e një miku për ditëlindjen tuaj për ta ruajtur në telefonin tuaj, ose të bëni screenshot një recetë të publikuar nga dikush në mënyrë që ta bëni më vonë.
Pavarësisht nëse jeni duke bërë ‘screenshot’ (ose duke incizuar ekranin) një story, një postim apo edhe një reel, Instagrami nuk e njofton përdoruesin tjetër që ia keni bërë ‘screenshot’ përmbajtjen e tyre.
Por kujdes! Foto që dërgohen në DM nëse i bëni screenshot, përdoruesi do të njoftohet.
Së fundmi Instagram ka njoftuar se së shpejti politikat e screenshot do të ndryshojnë dhe përdoruesi do të njoftohet.