Pas ekspozimit të skandalit të reperit P Diddy, Beyonce ka përjetuar një humbje të ndjeshme në ndjekësit e saj në Instagram.
Raportohet se ajo ka humbur deri në katër milionë ndjekës, duke rënë nga 320 milionë në 316 milionë. Kjo situatë ka krijuar dyshime te fansat në lidhje me çiftin Jay-Z dhe Beyonce, të cilët janë përfshirë në këtë ngjarje kontroverse.
Ndjekësit e këngëtares duket se janë të shqetësuar për lidhjen e saj me skandalet që po qarkullojnë në mediat sociale.