Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin nga Franca të Alban Skonjës, 43 vjeç, në kuadër të operacionit “The Wanted”. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.
Gjykata e Durrësit i kishte caktuar në vitin 2022 masën “arrest në burg”, pasi akuzohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka siguruar mjete dhe kushte për vrasjen e dy personave, duke përfshirë armë, automjete dhe ambiente me qira.
Plani nuk u realizua.
Gjithashtu, ai dyshohet për përfshirje në një rast në Francë në vitin 2023, ku, si pjesë e një grupi të organizuar, është marrë një shumë prej 40 mijë eurosh nën kërcënimin e armës.
43-vjeçari tashmë ndodhet në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat ndaj tij.
/5pyetjet.al









