Kreu i Partisë së Lirisë gjatë një interviste në News24 është shprehur në lidhje me dy shkrimet që u dorëzuan si prova në SPAK nga Halit Valteri.
Për këtë Meta është shprehur se ato janë shkrime të stisura nga dy gazeta një e Sorosit dhe një tjetër që spekullon me shkrime të paguara.
“Kjo ka dalë si spekulim dhe mashtrim. Mos përmendni emra që nuk janë në dinjitet. Ruani integritetin e audiencës. këto shpifje janë hedhur nga një revistë e Xhorxh Soros, që bën propagandë. Është një çështje që është vetëm një mashtrim dhe asgjë tjetër, nuk ekziston. Asnjë pseudofakt. Që nga Amerikan deri në Zimbabve që të ketë një shkelje të ligjit nga Meta. Këta që i fabrikojnë këto, ju e dini se e mori në qafë Bilalin e shkretë, u vesh si gruaja e Bilalit. këto janë përrallat e Rilindjes që është në përpëlitjet e fundit. A ju kanë thënë që d iki në Hungari si Gruevski. Kjo nuk është më lëvizje dhjetori , tani kam të gjithë eksperiencat e duhura”, tha ai.