Një turistë është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Jalës. Ai ishte fut në det me skaf, por mjeti lundrues pësoi defekt.
Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues që rrezikonte mbytjen.
Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë. Ai e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.