Jeton Lami dje në gjyq nuk pranoi të fliste për Ervis Martinajn.
28-vjeçari i qëndron ende versionit që nuk e njeh dhe se kishin qëlluar rastësisht në të njëjtin vend në Durrës.
Por kamerat e kanë kapur edhe në Tiranë dhe Laç me “mbretin” e biznesmenit të basteve.
Agjenti i policisë, që sipas akuzës tradhtoi shokët duke i dekonspiruar, por edhe tani nuk e lëshon Martinajn.
Kjo është tradhtia e dytë për kolegët që u dekonspiroi aksionet për arrestimin e Martinajt duke vazhduar t’i qëndrojë besnik biznesmenit.
Fakti që ai e ka shëtitur disa herë me makinën “Audi A8” ai di më shumë mbi lëvizjet e tij.
Nëse do të fliste mund ta çonte policinë te “foleja” e biznesmenit, i cili është zhdukur pa gjurmë.
Arsyeja që nuk flet është ose ka frikë nga hakmarrja ose bashkëpunimi është më i thellë.