-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati ndaj Alban Bruçit në Shkodër, policia zbardh ngjarjen: Ishin zënë më parë

Kryesoret

Policia ka zbardhur atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit, ku janë shpallur në kërkim Tornato Fusha dhe Bajram Çekorja, të cilët ishin zënë më parë.

Në kërkim është shpallur edhe Bajram Çekorja i arrestuar dhe në maj 2019 pasi fshehu anëtarin e fisit Lici, Barush Bregun.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku dy të rinjtë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës që drejtohej nga Alban Bruçi.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur më datë 25.08.2022, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. B.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të pandërprerë hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve:

-T. F., 20 vjeç dhe B. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, ka rezultuar se para 2 vitesh, shtetasi A. B. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. F. Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse shtetasit T. F. dhe B. Ç. qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, per veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit