Pas shumë ditësh diskutime e negociata, me ‘bekimin’ e BE-së, është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e mjeteve identifikuese, ku tashmë qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikën e Jashtme Josep Borrell njoftoi se sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në lidhje me dokumentet për hyrje-dalje.
Ajo tha se reciprociteti është parimi që e bën Kosovën të jetë vend normal.
“Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, shkroi Haxhiu.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes e dha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se Serbia është pajtuar që të mos i lëshojë më dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës në vendin e tyr.