Pas Luiza Gegës, Florian Marku mori sot medaljen e “Ylli i Madh i Mirënjohjes” nga kryeministri Edi Rama.
Rama është shprehur se si Marku mund të jenë dhe të tjerë, por ai po ngjit majat me flamurin shqiptarë.
“Sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore, fëmijë të vegjël bebe janë marr përdore nga prindërit në rrugën e migracionit dhe bëjnë suksese.
Bëjnë rëndom një sukses që nuk bën lajm. Suksesi i Florianit është sukses që bën lajm, suksesi i Florianit është kuqezi.
Nuk jemi këtu për të bërë krahasime, por meqë disa e duan këtë krahasim, në aspektin ceremonial e kemi bërë dallimin. E kemi nderuar Luizën me “Kordonin i Madh” që është më i larti në shkallën e vlerësimeve. I takon krerëve të shteteve, qeverive, personaliteteve shumë të larta politike shoqërore që kanë impakt në shoqëri.
Pas kordonit vjen Ylli i Madh. Vlerësim i lartë që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë edhe dy ambasadorë të rëndësishëm,” është shprehur Rama.