-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia i ngriti postblloqe, por si shëtiste i lirë Vis Martinaj me Missin

Kryesoret

“Mbreti” i lojërave të fatit, është një nga personat më të kërkuar në vend. Pas “zbërthimit” të Nuredin Dumanit, fotoja e tij u shpërnda me shpejtësi në të gjitha komisariatet.

Ai arriti ti shpëtonte operacioni të parë “Plumbi i Artë”, por policia së bashku me strukturat e Shqiponjave ngritën postblloqe në hyrje të qyteteve kryesore të vendit. Martinaj nuk ishte një njeri që u izolua apo u fsheh. Këtë gjë e tregon më së miri dinamika e ditëve të fundit, ai kishte kaluar natën në Durrës, me një nga vajzat e njohura për publikun. Kjo e fundit dyshohet se ka fituar dhe Miss Universin.

Ajo kishte rënë në kontakt me “mbretin” që në janar të këtij viti, në bazë të deklarimeve të saj në prokurori ata dilnin shpesh me njëri tjetrin deri në 8 gusht të këtij viti. Madje sipas vajzë ata ishin njohur në rrjetet sociale.

Por si lëvizte kaq lirisht Martinaj?

Krah ti qëndronte dhe një agjent i forcave operacionale, Jeton Lami. Ky i fundi ishte ai që shoqëronte të shumëkërkuarin. Në fakt kjo dyshohet se ka qenë dhe skema e shpëtimit të postblloqeve nga polica dhe Shqiponjat. Ai kalonte lirshëm pranë forcave policore, pasi “shofer” i tij ishte një nga kolegët e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit