Një makinë Range Rover u dogj në datë 22 gusht në një tunel në Dritas, shumë afër me zonën e Niklës. Makina rezulton të jetë e vjedhur para një viti.
Polica e ka kaluar çështjen në heshtje pasi ky automjet dyshohet se është përdorur në një nga atentate më të tragjik të kohëve të fundit. Aktualisht po hetohet dhe itinerari i makinës. Kjo e fundit është kapur nga kamerat e sigurisë në Nikël dhe në zonën e Kasharit.
Ende nuk dihet arsyeja e djegës së makinës në atë zonë, po ky tunel u përdor dhe për asgjësimin e një tjetër makine. Kjo e fundit ishte përdorur në grabitjen e Rinasit.