-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjistrimet në kopshte dhe shkolla, Tabaku: Ministria po ua bën jetën “ferr” prindërve

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe. Ajo është shprehur se prej kohësh prindërit po hasin vështirësi në regjistrimin e fëmijëve në institucionet arsimore.

Sa më shumë kalojnë vitet aq më e përpjetë shndërrohet rruga e prindërve që duhet të përplasen dyerve për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet publike apo dhe kopshtet.

Ministria e Arsimit, ka vendosur që ta shkurtojë edhe më tej kohën në dispozicion duke lënë shumë fëmijë pa u regjistruar në çerdhe dhe kopshte e duke ua bërë jetën ferr pa nisur ende shtatori,” ka shkruar ajo.

Sakaq investimet në kopshte dhe edukim janë tejet të ulëta. Kopshte edhe çerdhe ku 1 edukatore ka së paku nga 25 fëmijë për të manaxhuar.

Ajo është shprehur se një taksë për shkolla edhe çerdhe por paguajnë edhe tarifa ekstra për mirëmbajtjen e tyre.

Prindërit ndërkohë përballen me murin e heshtjes dhe menefregizmit shtetëror ndërsa fëmijët vazhdojnë të marrin një trajtim të pamerituar. Një mësim që herët në jetë për t’i treguar se nga cili brum është gatuar kjo qeveri që mendon për pakicën e pakicës,” ka përfunduar ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit