Ardit Çela, i cili tentoi të digjte të dashurën në shkallët e pallatit, është lënë në burg nga gjykata.
Ndërsa për Enea Xhorin dhe shtetasin tjetër me inicialet D. M., është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
Sipas dosje së prokurorisë Ardit Çela është djali i një ish-punonjësi policie në Tiranë.
Çela ka pasur mosmarrëveshje me vajzën e re kohët e fundit për shkak të dyshimeve për tradhti. Ai e ka survejuar një ditë 16-vjeçaren duke e pikasur atë me një person tjetër në hotel. Kjo ka sjellë që Çela të hakmerret, në formën me ekstreme duke vënë në zbatim planin për ta djegur me benzinë 16-vjeçaren.
Si ndodhi ngjarja?
Tragjedia është shmangur nga vetë 16-vjeçaria e cila sapo ka ndier erën e benzinës, me të cilën e ka lyer bashkëjetuesi i saj, ka filluar të reagojë menjëherë.
“unë kam parë Arditin që të më lagi në shkallët e pallatit me një bidon të vogël, të cilin e kishte mbushur me benzinë. Benzinën e kam dalluar nga era, dhe jam trembur shumë. Arditi ka nxjerrë nga xhepi një çakmak dhe aty, e tmerruar jam larguar me vrap përmes pallateve duke kërkuar ndihmë…” – ka treguar në polici 16-vjeçarja.
Kjo e fundit i është drejtuar komisariatit nr. 2 në Tiranë duke depozituar kallëzim penal, dhe treguar të gjithë ngjarjes.