-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ballkani nga “fuçi baruti” në “fuçi vere”

Kryesoret

Panairi i Verës do të nisë në Beograd më 1 shtator dhe aty do të marrin pjesë edhe tre liderët e vendeve që janë bërë pjesë e Ballkanit të Hapur, përfshi edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) Ljupco Janevski (Lupço Janveski) konsideron se Panairi i verës “Ballkani i Hapur” në Beograd është një mundësi e shkëlqyer për të dërguar mesazhin e bashkimit, gatishmërisë për bashkëpunim të përbashkët dhe sjellje të vendimeve të mençura.

Janevski, në prag të Panairit, për MIA-n thotë se në manifestim do të prezantohen 333 verëra nga rajoni, Evropa dhe bota, dhe duke e pasur parasysh se edhe ushqimi do të jetë në fokus, si një lloj tradite, do të jenë pesë mjeshtër shefa nga vendi, nga Serbia dhe nga Shqipëria. Gjithsej 300 metra katrorë janë të rezervuara për turizmin.

Ljupco Janevski (Drejtori i APMT në RMV) u shpreh se: Pres nga Panairi për verë ta përcjellim mesazhin se Ballkani është i bashkuar. Nga e kaluara të nxjerrim një studim dhe të sjellim vendime të mençura. Të punojmë dhe të krijojmë ura, e jo pengesa.

Ai informon se nga pala maqedonase do të prezantohet edhe folklori, do të ketë përpunim të perlave dhe filigranëve, do të organizohet një mbrëmje maqedonase, nikoqire e së cilës do të jetë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në mbrëmjen maqedonase pritet të marrin pjesë 500 mysafirë.

Vlerësimi i drejtorit të APMT-së është se nisma “Ballkani i Hapur” është një potencial i madh turistik që mund të gjenerojë 30 milionë fjetje dhe të rrisë ndjeshëm numrin e mysafirëve rajonalë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit