E zhdukur prej më shumë se një muaji, gjendet e vdekur gazetarja

0
228

Trupi i gjetur në mes të kësaj jave në Meksikë i përket drejtueses së humbur të radios Candida Cristal Vazquez, ka njoftuar guvernatori i Sinaloa.

Guvernatori i Sinaloas ka bërë të ditur se është gjetur e pajetë gazetarja e zhdukur më shumë se një muaj më parë. Është fjala për drejtuesen e radios Candida, Cristal Vazquez, në Meksikë.

Policia gjeti trupin e gruas të enjten në një kanal në vendpushimin e Paqësorit të Mazatlan.

Kryetari i bashkisë së qytetit u tha gazetarëve se priten rezultatet e testeve laboratorike për të konfirmuar identitetin e viktimës, por gjithçka tregon se është ajo.

Gazetarja e vrarë, Cristal Vazques

Familja e Vazquez kishte denoncuar zhdukjen e saj tek autoritetet në fund të korrikut. Me vdekjen e saj, prezantuesja i shtohet listës së gjatë të gazetarëve të vrarë në Meksikë.

Ky vit është tashmë më i përgjakshmi i regjistruar për shtypin meksikan.

Të hënën, kolumnisti Freddie “Freddy” Roman u vra në shtetin Guerrero. Sipas grupit të të drejtave të njeriut Neni 19, të paktën 18 gazetarë të tjerë janë vrarë që nga fillimi i vitit.

/5pyetjet.al