-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I “forti” i theu këmbën policit për një gjobë makine, drejtësia e fal: Ishte nervoz

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës e  konsideroi rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta ndaj një qytetari, i cili kur mori masën e radhës administrative reagoi duke shtyrë policin Zeqir Musaj.

Por edhe pse  polici u dëmtua mbasi ju thyen gjymtyrët, dhe teksa referimi u krye për plagosje të rëndë me dashje, akuza e ka zbutur qëndrimin ndaj autorit.

Ermal Mucolli u akuzua vetëm për kundërshtim të policisë kurse akuza tjetër nuk u gjet e provuar.

Prokuroria thotë se polici Musaj gjatë detyrës konstatoi një automjet të parkuar në trotuar.

Efektivi ka vendosur gjobë ndaj automjetit  dhe në këto çaste pranë tij është afruar qytetari që i ka thënë: “mos e vendos gjobën se po pija kafenë dhe do iki menjëherë.”

Prokuroria deklaron në mbyllje të hetimeve se gjatë bisedës mes të dyve efektivi është përgjigjur se ndërkohë e kishte prerë gjobën.

I dyshuari që më pas u identifikua si  shtetasi Ermal Mucolli është nervozuar dhe i acaruar është përgjigjur, pse ma vendose se dje i pagova ca gjoba.

Ai ka marrë bllokun e gjobave dhe e goditi efektivin në kohë – shkruan prokuroria në  mbyllje të hetimeve dhe më pas e qëlloi me grushte e shkelma.

Kjo përleshje është mbyllur me rrëzimin përtokë të efektivit Zeqir Musaj , i cili theu këmbën dhe më pas u dërgua menjëherë në spital. TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit