-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova në terr! Tjetër reduktim i fortë

Kryesoret

Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kishte një lajm të keq sot.

Ajo njoftoi se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës i ka kërkuar të bëjë kufizime të tjera emergjente të energjisë për shkak të rënies nga sistemi i njësisë A3.

KEDS-i njoftoi të dielën se sipas kësaj, do të prodhohen më pak se 400 megavatë, duke e bërë situatën të pafavorshme.

“Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre.

Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë efiçiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit