-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është trimi që ia futi syve? Si i fundosi Ervis Martinaj tre policë

Kryesoret

Biznesmeni i basteve Ervis Martinaj vijon që të jetë i zhdukur prej javës së parë të gushtit. Ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij, sipas policisë.

Agjenti i arrestuar, Jeton Lami e ka kyçur gojën duke mos treguar asgjë. Por Lami nuk është polici i parë që ishte në rrjetën e tij.

Zyrtarisht nuk dihet sa është numri, por nën zë, flitet se janë disa që janë rekrutuar nga 40-vjeçari. Ai i përdorte për dekonspirim aksionesh dhe për të lëvizur i qetë duke “çarë” postblloqet.

Dy janë të njohurit deri tani. I pari ishte Santiago Malko, ish-polic, që u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019.

Ai ishte pjesë e grupit të Ervis Martinajt dhe u ekzekutua pas përplasjes me bandave. I dyti Lami u arrestua pak ditë më parë, pasi tradhtoi shokët duke dekonspiruar aksionet.

Ai ishte “shofer” dhe truprojë e Martinajt. Por ka edhe një të tretë që është ngatërruar me “mbretin e lojërave të fatit”.

Gazetarja Anila Hoxha në një postim dje shkruante se një efektiv gjatë një aksioni para disa vitesh e goditi me shuplakë Martinajn.

Gjithçka ndodhi gjatë një operacioni kontrolli në bizneset e Ervis Martinajt. Gjatë një incidenti në atë moment, polici i RENEA-s godet më shpullë Martinajn.

Martinaj është interesuar pranë shokëve të efektivit të RENEA-s për të zbuluar emrin e atij që e qëlloi me shpullë.

Polici dha dorëheqjen duke u larguar nga policia për shkak të frikës për atë që e priste nga hakmarrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit