Një tjetër telash me drejtësinë për Kleviol Ahmetin i njohur si Cllevio Serbiano që rrahu Noizyn, pasi po hetohet për rrahjen e qenit.
Ai postoi një video në rrjetet sociale duke goditur qenin.
“A je gango ti? Tani u bëre lango” dëgjohet në video duke i thënë qenit, më pas e godet.
Policia u vendos në lëvizje duke e vendosur në kërkim.
Ahmeti ka vetëm pak kohë që doli nga burgu pas sherrit me Noizyn në Durrës.
Por tani do të përballet me një tjetër akuzë.