Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e së dielës në Ksamil të Sarandës.
Si pasojë e konfliktit fizik shtetasi me iniciale E.M (37 vjeç) ka mbetur i plagosur dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Sarandës.
“Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.