-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/Frikë dhe lot, lojtari i Tiranës dërgohet pa ndjenja në spital

Kryesoret

Panik dhe ankth në sfidën e Kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Tiranës në “Egnatia Arena”.

Në minutën e 33-të të takimit pas një përplasjeje në fushë me futbollistin e vendasve, Ojediran Hmazat, Klevi Qefalija i Tiranës ka mbetur pa ndenja në fushë dhe i gjakosur.

Futbollistët e të dyja skuadrave, të traumatizuar për atë që po u shihnin sytë, kërkuan menjëherë ndihmën e autoambulancës, për t’i dhënë ndihmën e duhur lojtarit të dëmtuar.

Të tronditur nga ngjarja, lojtarët (disa nuk mundën të përmbanin as lotët) e kishin të vështirë të rinisnin ndeshjes.

As ndërhyrja e delegatit dhe vëzhguesit nuk i bindën dot futbollistët e Tiranës, derisa, pas 10 minutash,nga spitali i Rrogozhinës erdhi lajmi që Qefalia është përmendur.

Ndeshja rinisi në minutën e 43-të dhe kohën e humbur nga dëmtimi i futbollistit të Tiranës kryesori e rikuperoi duke akorduar 10 minuta shtesë.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, bardheblutë kishin kaluar në epërsi që në minutën e 14-të me gol të Sherif Kallakut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit