Dridhja e qerpikut të syrit në mjekësi quhet blefarospazëm, në popull dridhje e qerpikut.
Shkenca thotë se kjo shpesh ndodh për shkak të qëndrimit ulur pranë kompjuterit, stresit apo mungesës së gjumit, apo çrregullimit nervor, ndërsa besëtytnia popullore shkaktar i kësaj është ndonjë shenjë. Vetëm duhet interpretuar drejt.
Popujt e ndryshëm kanë besëtytni të ndryshme kur është fjala për dridhjen e qerpikut, mirëpo pothuajse nuk ka popull i cili nuk ka bërë interpretime të këtij fenomeni. Ja çfarë thonë dhe përse ndodh kjo.
Kinë
Në Kinë mendojnë që dridhja e qerpikut të majtë është fat, mirëpo nëse lëviz i djathti, atëherë është shenjë e keqe. Mirëpo nëse personit të gjinisë femërore i dridhet qerpiku i poshtëm i syrit të majtë, kjo do të thotë që dikush e përgojon.
Indi
Indianët besojnë që është fat i keq nëse ju dridhet qerpiku i syrit të majtë, ndërkaq shenjë e mirë nëse lëviz i djathti. Pra, krejtësisht e kundërt nga kinezët.
Havaje
Besojnë që dridhja e qerpikut të syrit të majtë do të thotë mysafir të huaj në familje, ndërkaq nëse ai qerpik dridhet pa ndërprerje, atëherë kjo do të thotë shpartallim të familjes.