-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qelizat embrionale të njërit sy mund të shërojnë syrin e dëmtuar

Kryesoret

Phil Durst pësoi një aksident në punë në vitin 2017, kur një kimikat nga një makinë komerciale që lan enët i ra në sy. Ai thotë se ishte dhimbja më e madhe që kishte përjetuar ndonjëherë në jetën e tij.

Në syrin e tij të majtë dallohen qartë shenjat e aksidentit të rëndë që i mori shikimin. Tjetër pasojë ishte se ai nuk mund ta toleronte dritën dhe përjetonte nga katër deri pesë dhimbje koke në ditë.

Më vonë ai iu nënshtrua një procedure eksperimentale që synon trajtimin e lëndimeve të rënda në njërin sy me qeliza embrionale, ose burimore nga syri tjetër.

“Nga një verbim i plotë me dhimbje të tmerrshme koke, të cilat më bënin të mendoja se nuk mund të jetohej më, më erdhi shikimi në një masë që mund ta ngisja makinën dhe të dilja nga errësira”, thotë ai ndërsa i bien lotët.

51-vjeçari nga qyteti Homewood i Alabamës, ishte një nga katër pacientët që iu nënshtruan transplantimit me qeliza embrionale pjesë e studimit të parë në Shtetet e Bashkuara për ta provuar këtë metodë mjekimi, e cila një ditë mund të ndihmojë mijëra njerëz.

Edhe pse në disa raste nevojitet trajtim shtesë, ekspertët thonë se transplanti me qeliza embrionale ofron shpresë për njerëzit me alternativa të pakta ose pa mundësi të tjera. Rezultatet e hulumtimit në fazën e hershme u botuan të premten në revistën “Science Advances” “Përparimet Shkencore” ndërsa vazhdon një studim më i gjerë.

Kjo procedure trajton “mungesën e qelizave formuese limbale”, një çrregullim i kornesë që mund të ndodhë pas djegieve kimike dhe lëndimeve të tjera të syrit./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit