-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greva në Kosovë, detyron qytetarët të presin me orë të tëra në radhë

Kryesoret

Greva e nisur javën e kaluar në sektorin publik po u hap probleme qytetarëve të Komunës së Prishtinës për t’u pajisur me dokumente.

Për shkak se grevës qytetarët janë të detyruar t’iu drejtohen shërbimeve të digjitalizuar, por këto të fundit shpesh ndodh të jenë jashtë funksionit për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.

Qytetarët thonë se duhet të presin me orë të gjata, dhe shpesh nuk kanë mundësi të pajisjen me dokumente.

Hava Karakushi thotë për KosovaPress se faji nuk është vetëm i grevistëve, por sipas saj populli gjithnjë e pëson.

“Po edhe ata s’kanë faj…. Po duhet plotësuar (kërkesat), për populli gjithqysh është keq. Edhe rryma e 2 orë prej orës 8 është ndal. Çka të bëjmë”, thotë ajo.

Edhe për qytetarin Sulejman Krasniqi nuk është e drejtë greva, pasi kemi probleme të tjera më të mëdha.

“Në këtë moment nuk është e drejtë greva. Ajo është e lejuar me ligj, por në këtë, moment kemi vështirësi të mëdha dhe është “mëkat” të hysh në grevë”, thotë ai.

BSPK ka paralajmëruar se greva do të vazhdojë derisa qeveria të plotësojë kërkesat e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit