Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi u kapën duke hyrë ilegalisht
Dy nga të arrestuarit akuzohen edhe për kontrabandë me të huaj. Ndërkohë dy kontrabandistët ishin drejtues të automjete që u ndaluar për kontroll nga policia kufitare. Oficerët e policisë federale që ndaluan një minibus dhe një makinë me targa gjermane dhe nga kontrolli vetëm një 29 vjeçar është identifikuar.
Mirëpo, drejtuesi 30-vjeçar i makinës dhe gjithsej gjashtë pasagjerë nga të dyja automjetet nuk i kishin dokumentet që duheshin për qëndrimin në Gjermani.
Ndërsa të pyetur nga policia shqiptarët kanë deklaruar se aktualisht punonin në një kompani gjermane. Por sipas hulumtimeve të Policisë Federale në Rosenhei, rezulton se ata janë punësuar pa kontrata pune dhe duket se punojnë ilegalisht.