-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I ftoi Kurti për takim, mblidhet Kryesia e LDK-së

Kryesoret

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës po mban një mbledhje.

Anëtarët e Kryesisë së LDK-së u mblodhën pasi kryeministri Albin Kurti e ftoi kryetarin e kësaj për një takim nesër në zyrën e tij nesër, për të folur lidhur me dialogun me Serbinë.

Kurti i ka ftuar ‘online’ dhe fizikisht për takim, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Kryeministri do t’i presë tre liderët opozitarë të martën në zyrën e tij në Qeveri.

Në një mbledhje të partisë të dielën, Kurti tregoi se i ka thirrur liderët opozitarë për takim.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitar për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, tha Kurti dje.

Nga partitë opozitare ende nuk i janë përgjigjur Expressit nëse do të marrin pjesë në takim./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit