Policia greke ka ndaluar 3 persona në Kostur në kufi me Shqipëri, pasi janë kapur me një sasi kanabis sativa në makina.
Mësohet se një trafikant i mitur shqiptar, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë, nuk i është bindur policisë. Ai ja përplasur dy automjete te policisë e rrezikuar jetën e efektivëve.
I mituri, nën drejtimin e një “Mercedes-Benz” ML, nuk i është bindur thirrjes, madje ka shtuar shpejtësinë. Ai është futur ne sens të kundërt dhe ka përplasur dy automjete të policisë greke.
Forca te shumta e kane rrethuar dhe kane arritur ta ndalojnë automjetin. Ne drejtim është gjetur shtetasi shqiptar i mitur dhe pasagjere dy shqiptare. Një grua 41-vjeçare dhe një mashkull 49 vjeç. Ky i fundit rezulton person ne kërkim ne Greqi nga Prokuroria e Patres dhe ajo e Athinës.
Gjate kontrollit te mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta qe përmbanin 21 pako me 31 kg mërijuani, te cilat ishin ngarkuar ne kufirin e gjelbër.
Janë sekuestruar edhe 3 celulare me 5 karta SIM. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se targat i përkisnin një automjetit tjetër.