-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KEK: Sigurohet 70% e energjisë si zëvendësim i mungesës së prodhimit të bllokut A3

Kryesoret

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se është siguruar 70 për qind e energjisë si zëvendësim i mungesës së prodhimit të planifikuar të bllokut A3.

KEK këtë e ka bërë të ditur përmes njoftimit në rrjetin social ‘Facebook’.

“Përndryshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70% të energjisë si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3”, thuhet në njoftimin e KEK-ut

Ndërkaq nga data 31 gusht korporata ka thënë se përfundon inspektimi i bllokut A3.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë me 31 Gusht, 2022 dhe menjëherë do të fillon sanimi i kësaj njësise për kthim në punë”, thuhet në njoftim.

Korporata Energjetike e Kosovës, ka bërë të ditur se për disa arsyeje teknike njësia B-1 ka ndërprerë prodhimin.

Këtë njoftim KEK e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndërprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim”.

“Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”.

Gjithashtu, Korporata Energjetike e Kosovës kishte njoftuar se këtë të diele rreth orës 10:00, në kaldajë të njësisë prodhuese A-3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim.

Por, sipas njoftimit, ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimal

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit