-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kolaudimi i automjeteve mund të rikthehet çdo vit

Kryesoret

Kolaudimi për mjetet e vjetra mund të rikthehet sërish një herë në vit, si një masë për të rritur sigurinë rrugore.

Prej 1 viti e gjysmë, ndryshimet në kod e kanë bërë kontrollit teknik të detyrueshëm për makinat vetëm çdo dy vjet.

Drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, deklaron për A2 se do të shihet gjendja e makinave që rikthehen në kolaudim dhe më pas do të vendoset nëse mund të rritet shpeshtësia e kontrolleve për një kategori të caktuar.

Çdo vit, flota e automjeteve në vendin tonë rritet me 40-50 mijë makina dhe mjete të tjera. Gonxhja nuk përjashton mundësinë e liberalizimit të shërbimit të kolaudimit në të ardhmen.

Shërbimi i kontrollit teknik iu rikthye shtetit vitin e kaluar pas një koncesioni 11-vjeçar. Kompania koncesionare u akuzua për moszbatim të disa kushteve të koncesionit.

Megjithatë, kontrata e hartuar në disfavor të shtetit, e bën të pamundur ndjekjen ligjore të këtyre shkeljeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit